Loading...

Banorët e revoltuar shkarkojnë mbeturinat në hapësirat e komunës së Kërçovës – VIDEO

11246018_10204364779099482_3496946489227899259_n.jpg

Dje në komunën e Kërçovës, një grup qytetarësh përkrahës të Fatmir Limanit, zëvendësdrejtorit aktual të ndërmarrjes shtetërore ELEM, kanë hedhur mbeturinat në hyrje të Komunës. Ata e kanë bërë këtë akt që përpara opinionit të gjërë të akuzojnë kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Deharin, se nuk është i aftë të perballet e të menaxhojë problemet e Komunës.

Fjalimi i plotë i Fatmir Limanit

Të nderuar të pranishëm që na shoqëroni sot, e në të gjitha gjashtëmbedhjetë ditët dhe netët, për të vetëdijësuar një pjesë të popullatës dhe të institucioneve që me papërgjegjshmërinë e skajshme kanë shkaktuar këtë kaos. Më e dhimbshmja është që vetë institucionet thyejnë ligjet mbi deponimin e mbetjeve.

Sa dëshirë kisha që organet kompetente mbrenda ditëve që ishim në bllokada rrugësh të kishin ndërmarrë ndonjë aksion në drejtim të sanimit të dëmtimeve të shkaktuara vite me rradhë dhe në këtë mënyrë të shkonte në vend bindja e tyre, se; Limani nuk do të bëjë një veprim që do të sjellë mbetjet në oborrin e Komunës. Por të njejtët me siguri që nuk i kanë besuar qëndrimit tim ngase ata vetë nuk janë serioz dhe kanë humbur burrërinë e tyre. Kanë larë duarët nga njerëzorja dhe karakterin e kanë ndërruar me përfitimet personale.

Ne do të shkarkojmë mbeturinat këtu në këtë oborr derisa të gjejnë pakëz kohë të rreziturit e kohës së dimrit që pushimet dimrore i kalojnë nëpër vendet tropikale ndërkohë që të mjerët e qytetit që mbyten në çdo ditë kalojnë ditët në bllokada rrugësh derisa ata të vetëdijësohen, për dëmtimet që shkaktojnë.
Nuk mund të llogaritet njeri një person që mbrenda tij, nuk ka ndjenjën e shpirterores, por thellë tij, ka përbijë mbeturinat si këto të këtushmet dhe është i stërmbushur me pisllëk, e berllog. Partia e këtijë vendi nuk ka këshillues që e mësojnë të parin e tyre, për të mirë dhe veprime që do nderonin këtë institucion, por janë si qentë, hienat, gomarët.., të cilët shikojnë të pasurohen në krahë të llogarive dhe faturave që paguajnë ky popull i pakrahë.
Kam përzgjedhur këtë veprim dhe këtë vend që të deponoj mbetjet ngase këto nuk janë njerëz.., janë kafshë që nuk e kujtojneë se ku përfundojnë mbetjet që i shkaktojnë vetë këto. Nuk kujtojnë edhe kur shkojnë në toalet se ku përfundojnë kanalizimet e shtëpive dhe vendbanimeve të tyre.
Nuk jam këtu që të shuajmë një deponi të egër dhe të ngrisim një deponi tjetër në gjirin e vendbanimeve shqiptare. Do të kenë të gjithë mbështetjen time, për të ruajtur ambientin dhe familjet nga horrat që kanë pushtuar këtë vend me premtime të sajuara…
……….
Të nderuar miq, shokë e bashkëvendas do të ndajë edhe këto vargje me të gjithë që solidarizohen me ne;
Duke qëndruar në oborrin e Komunës, përmes të tjerëve luteshin që të takohemi dhe të bëjmë marrrëveshje me Kryetarin e Komunës, Kryesuesin e Këshillit dhe Këshilltarët në ambientet e Komunës. Nuk pranove.., nuk pranova ngase ata janë mësuar të bëjnë marrëveshje të fshehura dhe kërkova që të zbresin e paraqiten te oborri në mënyrë që të flasim popullorqe dhe hapur me njerëzit e tubuar në këtë vend. Pasi morën guximin që të zbresin vetëm “Kryetari” dhe Kryesuesi i Këshillit-“Këshilltarë”…, vendosëm që të ndërpresim deponimin e mbetjeve në oborr pas lutjeve nga ana e tyrë që t’u ndihmojmë në zgjidhjen e kësaje çështje dhe bashkërisht të shkojmë në vendngjarje në mënyrë që t’u tregoj se çfarë masash do duhej të ndërmarrin në drejtim të sanimit minimal të kaosit të shkaktuar…
U falëm kohë, hapsirë.., që mbrenda mundësive në periudhë më të shkurtër të zgjerojnë shtratin e lumit tëngushtuar nga mebetjet.., të fikin dhe konzervojnë deponinë përkohësisht, të aktivizojnë inspektoratin që do kujdesen mos deponohen mbetje të reja.., e tërë kjo përkoheëisht e deri në përcaktimin e deponisë rajonale.., në të cilën do të deponohen kjo dhe të gjitha deponitë egërsisht të shkaktuara..

Banorët e revoltuar shkarkojnë mbeturinat në hapësirat e komunës së Kërçovës

Posted by Tv Uskana on Monday, May 18, 2015

Komentet

Leave a Reply

Top