Loading...

“Barca e meritoi fitoren”

auto_enrique1449750437.jpg

Barcelona ka përmbysur rezultatin për të triumfuar kundër skuadrës gjermane të Borussia Monchengladbachut.

Katalonasit triumfuan me rezultat 2:1, megjithëse mungoi futbollisti më i mirë i kampionëve spanjollë.

Trajneri i Barcas, Luis Enrique është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.

“Dominuam në pjesën e parë dhe krijuam disa raste. Në përgjithësi ishte fitore e merituar. Duke marrë parasysh se ishim kundër një ekipi që ka fituar 11 ndeshjet e fundit në shtëpi dhe i vendosëm shumë nën presion, mendoj se ia dolëm”, ka thënë trajneri spanjoll pas takimit.

Kujtojmë se kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje e Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve

Komentet
Top