Barça gjen mbrojtës te Sevilla

lenglet.jpg

Barcelona ka shprehur interesin për talentin e Sevillas, Clement Lenglet, që po shkëlqen me andaluzianët këtë sezon. Skuadra katalane ka kërkuar informacion paraprak mbi mundësitë e transferimit të tij në ‘Camp Nou’ sezonin e ardhshëm, ndërsa ka marrë konfirmimin se kontrata e tij prishet duke paguar klauzolën.

Kështu mbrojtësi francez mund të bëhet i Barcelonës, nëse drejtuesit e klubit katalan vendosin të paguajnë 30 milionë euro, shumë që duket se nuk është aspak problem nga skuadra blaugrana, duke parë edhe paraqitjet e Lenglet.

“Është një kampion, ka një mentalitet të madh. Në të ardhmen mund të luaj me Barcelonën, por edhe klube të tjera të një niveli të lartë”, është shprehur Montella për talentin Lenglet.

Komentet
Loading...
Top