Barcelona pa Messin në “El Clasico”

Messi-640x480.jpg

Lionel Messi do të mungojë në “El Clasico”. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Sport”, faza e riaftësimit të yllit argjentinas është duke ecur me hapa të ngadaltë. Terapitë intensive që po zhvillon sulmuesi duket se nuk po japin efektin e menjëhershëm te Messi

Nisur nga ky fakt, argjentinasi pritet të mungojë në supersfidën e 21 nëntorit përballë skuadrës së Realit të Madridit, takim i cili do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Messi u dëmtua në sfidën kundër Las Palmas më 25 shtator dhe rikuperimi i tij pritej të zgjaste gati 8 javë.

Stafi mjekësor i blaugranave po bën gjithcka për ta përshpejtuar rikuperimin e sulmuesit, por sipas informacioneve gjuri i lojtarit është ende i dobët dhe Leo nuk është në gjendje të vrapojë.

Duke qenë se shkalla e dëmtimit është e rëndë, riaftësimi i tij pritet të zgjasë më shumë se 2 muaj.

4-herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është grumbulluar as nga trajneri i Argjentinës, Tata Martino për ndeshjet e muajit Nëntor ndaj Kolumbisë dhe Brazilit, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018″, pasi ky i fundit nuk ka dashur të rrezikojë 28-vjecarin.

Në “El Clasico” trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique do t’i duhet të përballet me një problem më tepër sepse ndaj Realit të Madridit mund të mos ketë në dispozicion lojtarin e tij më të mirë.

Komentet

Leave a Reply

Top