Loading...

Bardhi: Kam ëndërruar ti shënoj gol Barcelonës

Enis-Bardhi-1.jpg

Barcelonës i është ndërprerë seria e ndeshjeve pa humbje. Ka qenë Levante ajo që e ka mposhtur gjigantin e futbollit spanjoll, me një “festival golash”. Ka qenë Enis Bardhi me dy gola dhe Emmanuel Boateng me tri të tjera që kanë prishur serinë e katalonasve. Mesfushori shqiptar në listën e golashënuesve u regjistrua në minutën e 46 dhe 56-të. Shkupjani Bardhi kështu erdhi në kuotën e 9 golave të shënuar në La Liga.

Ndryshe në këtë ndeshje dy futbollist shënuan tre golësha edhe atë Emanuel Boateng i Levantes dhe Kutinjo te Barcelona. Pas përfundimit të ndeshjes në fjalë mesfushori Bardhi për gazetën spanjolle Marka ka thënë se ka ëndëruar për të shënuar gol në përballjet me Barcelonën.

“ Levante është skuadër fantastike. Mund të ftojmë secilën skuadër dhe këtë e dëshmuam sonte. Gjithmonë kam ëndërruar që ti shënoj gol Barcelonës së madhe. Më parë diç na mungonte dhe tani e kemi atë – vetëbesimin. Shkak për fitoren është grupi fantastik.” – ka thënë Bardhi.

Barça që nuk njihte humbje këtë sezon, dhe në përgjithësi në 43 ndeshjet e kaluara në La Liga, duke shënuar kështu rekord, është gjunjëzuar para Levantes.

Komentet
Top