Me barkun unët a mund të bëhen reforma në arsim !

Mehdi-Memeti-788x350.jpg

Shkruan : Mehdi Memeti

Pushtetarët respektivisht sundimtarët, në R.e Maqedonisë po luajnë (shesh – besh) me qytetarët e saj, pasi që njerëzit nuk mendojnë si duhet dhe sa duhet ! Këta sundimtarë do të mbahen mend vetëm për të keq, pavarsisht se Etika-me atributet e moralitetit na mëson krejtë ndryshe, erdhëm deri në këtë shkallë, sa që edhe bota e kuptoi dhe mësoi , kuptohet se si nuk duhet udhëhequr …

Më solli në vëmendje të shkruaj këto rreshta duke e gjetur këtë shprehje më shumë se kurrë koherente për situatën socio-politike që po kalon vendi ynë . Qeveria Gruevski – Ahmeti, propagandojnë me të madhese se gjoja janë në krye të reformave sidomos kur është fjala për arsimin. Me gjithë dëshirën e mirë që punëtorët e arsimit të jenë përfituesi kryesor i implementimit të këtyre reformave, kaç e fug, siç thot populli, si me projektet e ndryshme,po ashtu edhe me ligjet e arsimit me një propagande shterpë, sa që I kan hutuar punëtorët e arsimit vetëm në aspektin formal a asesi në ate praktik. Jo rastësosht në opininin e gjërë është fituar veç më përshtypja se arsimin e kanë shëndruar në “ Papirologji “.”Testomani” e në çka mos tjetër.Arsim pa kurfar kriteresh,përveç kritereve politike.

Nuk u pa kurrfarë politike e qëndrueshme, për të shpërblyer arsimtarët, të cilët ua besuan votën me vite të tëra, ndaj sot kam gjithë të drejtën të them e shkruaj se arsimi vërtet e ka humur kuptimin, edhe pse ngjajshëm me këtë temë kam shkruar edhe më herët. Arsimtarët janë të ngarkuar si me planet dhe programet mësimore, me fond orësh, me teknologji jashtë mode, me tekste shkollore jashtë standardeve pedagogjike, kuadro të dyshimtë,(kuptohet me përjashtime),me projekte nga më të ndryshmet që vet autorët e atyre shteteve nuk I zbatojnë dhe realizojnë ata etj.

Kjo qeveri edhe pse po sjell ligje që t`i mbyllë gojën çdo mendimi ndryshe që kritikon punët e mbrapshta të qeverisë,në veçanti kur bëhet fjalë për arsimin ,ka qëlluar mjaft me fat që ky popull nuk e ka rritur ende vetëdijen në shkallën meritore, ose dominon padituria, që i bën dëm gjith shoqërisë,dhe dëmton sigurinë e të gjithëve.

Qytetarët duhet të informohen çfarë ndodh me fëmijët e tyre nëpër shkolla, çka po ndodhë me ekskurzionet shkollore, rreth notimit të fëmijëve, testimeve, nëpër shkolla, me keqmenaxhimet që po ndodhin nëpër shkolla etj. Pastaj, pse jo, qytetarët duhet të nformohen se çfar po ndodhë me taksat, si i përdor paratë qeveria, çfarë angazhimi ka për të rritur rrogat dhe

pensionet, rreth bizneseve të reja që duhet hapur në vendin e tyre, sa shpenzon kjo qeveri në kuriz të popullit etj?

Këto janë disa pyetje që qytetarët e R. së Maqedonisë duhet t’i shtrojnë dhe t’u kërkojnë llogari atyre që ua besuan votën, qofshin këta drejtues lokalë apo qëndrorë.

Arsimtarët sipas një logjike I përmbahen thënjes së Xhon Kenedi, I cili asaj kohe thoshte : “ Mos shikoni cka bën shteti për ju ,por cka bani ju për shtetin “.Arsimtarët të vetëdijshëm për këte thënje filozofike dhe mjaftë domethënëse, pavarsisht se po mundohen ta japin maximumin, por kot, së pari kjo qeveri respektivisht sundimtarët, duhet t`i përgjigjen pyetjes : Me barkun unët a mund bëhen reforma në arsim ?!…

Përfundojmë me teorinë Makiaveliste se : Mjetet janë ata që e arsyetojnë qëllimin, teori e cila duhet të vlejë për të gjithë njësoj, jo vetëm për pushtetarët…

Komentet

Leave a Reply

Top