Loading...

Basha – Kryemadhi: Nisim mosbindjen civile, refuzojmë taksat

Lulzim-Basha-480x2541.jpg

Duke folur për mediat, Lulzim Basha u bëri apel të gjithë qytetarëve që të mos paguajnë taksat e rritura nga qeveria dhe taksat e reja që hynë në fuqi ditën e djeshme, atë të pronës dhe tvsh-në e biznesit të vogël.

Kryedemokrati akuzoi Kryeministrin Edi Rama se e ka çuar vendin në prag të katastrofës ekonomike dhe sociale.

“Kemi dalë me një vendim unanim, në krah të qytetarëve shqiptarë, në krah të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi të cilët po vidhen, po goditen. Në krah të atyre kuksianëve, të cilëve iu grabit buka e fëmijës dhe buka e gojës, në krah të gjithë shqiptarëve që goditen nga dita e sotme me taksën e re të pronës. Shqipëria gjendet në prag të një humnere ekonomike dhe sociale. Shkaktari është Edi Rama i cili sundon në mënyrë ilegjitime, i cili vazhdon të qeverisë me bandat dhe një grup oligarkësh duke iu marrë shpirtin njerëzve të thjeshtë.

Në këtë vend nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveria e shkel Kushtetutën pa i dhënë llogari askujt dhe pa asnjë konsekuencë. Këtu nuk ka më rregulla loje demokratike. Hapësira e vetme është mosbindja qytetare që nis që këtë javë duke nisur me mospagesat e taksave të rritura. Do të ndërthurim të gjitha format e nevojshme për të qenë në krah të njerëzve të thjeshtë. Çdo qytetar të refuzojë çdo taksë koncesionare dhe çdo taksë të rritur nga Edi Rama për të mbushur xhepat. Ka vajtur aty ku nuk mban më”, tha Lulzim Basha pas mbledhjes së opozitës në selinë blu.

Komentet
Top