Basha nis protestat më 27 janar

pd-768x384.jpg

Tashmë është zyrtare, më datën 27 janar do të mbahet protesta e parë opozitare.

Vendimi u bë i ditur pas takimit që mbajti mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Ndërkohë, ora e protestës pritet të vendoset ne takimin e Bashes me krerët e degëve, por mësohet se do të mbahet para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit, deputetët demokrate kanë marrë edhe direktivat lidhur me detyrat që u ngarkohen për zonat që përfaqësojnë.

Deputetët do të dalin nëpër zonat e tyre për të zhvilluar takime me qytetarët dhe për të bërë organizimin e tyre për në protestë.

Komentet
Top