Bashkëpunim biznesi i Maqedonisë dhe Turqisë për shfaqje të përbashkët në tregun afrikan

Oda ekonomike e Maqedonisë sot organizon konventë me temë “Bizneset e Maqedonisë dhe Turqisë së bashku në tregun e Afrikës: sfidë apo mundësi?”.

Qëllimi është mbështetja e kompanive nga Maqedonia dhe Turqia në identifikimin e mundësive për shfaqje të përbashkët, si dhe në krijimin e kushteve për qasje më të lehtë drejt këtyre tregjeve nga ana e Maqedonisë.

Zhvillimi i marrëdhënieve të partneritetit të Turqisë me vendet nga Afrika filloi në vitin 2008, kur Turqia e promovoi nismën e Partneritetit turko-afrikan, bashkëpunim në planin ekonomik, politik, kulturor, arsimor dhe shëndetësor.

Investuesit turq në Afrikë i shfrytëzojnë resurset lokale natyrore dhe ato njerëzore për prodhim dhe eksportojnë në vende të treta.

Komentet

Leave a Reply

Top