Loading...

BDI ndërpret fushatën për Ditën e Flamurit

bdi-l-euml-shon-qeverin-euml-foto_hd-780x439-696x392.jpg

Për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar, Bashkimi Demokrati për Integrim ka njoftuar se ndërpret aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Gjatë kësaj dite, kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti dhe zyrtarë të partisë, përfshirë kandidatët për deputetë, do të marrin pjesë vetëm në aktivitete solemne.

Në vijim, detajet për aktivitetet kremtuese:

09:00 – Zajaz, Kërçovë – Kryetari Ali Ahmeti, vizitë në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare”, për të nderuar Festën Kombëtare

11:00 – Sllupçan, Kumanovë – Kryetari Ahmeti, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

– Komuna e Likovës , sh.f “Faik Konica” –

– Komuna e Likovës sh.m “Ismet Jashari”-

11:30 – Hotël, Kumanovë – Kryetari Ahmeti, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

12:00 – Haraçinë, Shkup – Kryetari Ali Ahmeti në shenjë nderimi, do të bëjë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.

13:00 – Shkup (Aleksandar Palace) – Nën përkujdesjen e kryetarit Ali Ahmeti, do të zhvillohet Akademi Solemne në nder të Ditës së Flamurit Kombëtar.

13:30 – Saraj, Shkup – Vendosja e luleve tek Busti i Isa Boletinit në Saraj

15:00 – Tetovë – Me rastin e Ditës së Flamurit, kryetari Ali Ahmeti do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Tetovë

15:30 – Tetovë, Selia e BDI-së – Kryetari Ahmeti do të ndajë mirënjohje për veprimtarë të çështjes Kombëtare

17:00 – Gradec, Gostivar – Kryetari Ahmeti do të nderojë veprën e ministrit të parë të mbrojtjes, në Qeverinë e parë të Shqipërisë së pavarur, Mehmet Pashë Derralla.

Komentet
Top