Loading...

BDI vlerëson se për momentin nuk është koha për zgjedhje

kryesia-e-BDI-640x427.jpg

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar gjendjen aktuale të krijuar pas realizimit të referendumit konsultativ për hyrje të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO me pranim të Marrëveshjes së Prespës.

Partia e Ahmetit vlerëson se për momentin prioritet i vendit mbetet implementimi i Marrëveshjes së Prespës, ndërsa sa u përket zgjedhjeve të parakohshme, vlerëson se për momentin nuk është koha për zgjedhje, sepse sipas BDI-së mund të rrënohet dinamika e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që mund të sjell deri tek një bllokadë serioze të proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Konkluzat:
-Në referendum dolën 650 mijë qytetarë, prej të cilëve mbi 90%, ose 610 mijë qytetarë janë deklaruar pozitivisht, me çka qartë pasqyrohet vullneti i popullit për anëtarësim të vendit në BE dhe NATO dhe për pranim të Marrëveshjes së Prespës.

-BDI vlerëson se Marrëveshja e nënshkruar dhe e ratifikuar paraqet obligim ndërkombëtar për vendin, dhe në këtë drejtim i përshëndet mesazhet e dërguara nga miqtë ndërkombëtar, para së gjithash të SHBA-së, Bashkimit Evropian, vendeve anëtare të Unionit etj, në të cilat qartë dhe pa hamendje thirret Parlamenti i Republikës së Maqedonisë të merr obligimin për zbatim dhe implementim të Marrëveshjes së Prespës.

-Duke pas parasysh këto konkluza, Kryesia Qendrore e BDI-së, vendosi që për momentin prioritet i vendit është gjetja e zgjidhjes me të cilën do të implementohet Marrëveshja e Prespës në Kuvend, dhe thërret të gjitha partitë politike që të punojnë në drejtim të krijimit të kushteve për implementim të Marrëveshjes.

-BDI vlerëson se për momentin nuk është koha për zgjedhje parlamentare të parakohshme, me të cilat do të rrënohet dinamika e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që mund të sjell deri tek një bllokadë serioze të proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media