Bedredin Ibraimi: Falja ime nga Ivanovi, e pabazë dhe e pakuptimtë

bedredin-ibraimi-620x330.jpg

Pas deklaratës së Branko Cërvenkovskit se nuk kërkon “mëshirë” nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe se një vendim të tillë duhet të shpallet i pavlefshëm, ngjashëm ka reaguar edhe anëtari i KSHZ-së nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibraimi, që sëbashku me Menduh Thaçin janë pjesë e listës së gjatë të të falurve nga presidenti.

Ibraimi bëri të ditur se LSDM-ja ka ngritur kallëzim penal për vendimin e tij që të anulohet votimi në tre vendëvotime në komunën e Strumicës në zgjedhjet lokale. Më tej, Ibraimi bën të ditur se për këtë rast ka qenë i ftuar në prokurinë publike, ndërkaq para dy muajsh ka dhënë dëshmi edhe në PSP.
Sipas tij, të dy prokuroritë nuk kanë treguar interes për ta ndjekur penalisht, prandaj edhe vendimi i Ivanovit është i pabazë dhe i pakuptimtë.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top