Behrami i lumtur për mundësinë që ia dha Watfordi

0203.jpg

Mesfushori kosovar Valon Behrami pranon se ka përcjellë rritjen e skuadrës së Watfordit gjatë viteve të fundit dhe shton se është i lumtur që do t’i ndihmojë ekipit që pas tetë vjetësh u kthye në Premier League, shkruajnë të hënën mediumet angleze.

Behrami 30-vjeçar, pranon se Watfordi do ta ketë shumë vështirë mbijetesën në Premier League, por insiston se nuk është pishman që zgjodhi këtë skuadër për ta vazhduar karrierën. Ai premton se do të japë maksimumin në mënyrë që Watfordi të luajë edhe vitin e ardhshëm në elitë.

Behrami gjatë fundjavës së shkuar u transferua te Watfordi nga skuadra e Hamburgut për 4.5 milionë euro dëmshpërblim. Ai me ekipin anglez firmosi kontratë trevjeçare dhe po kthehet në Premier League pas tri vjetësh.

“Ky është një klub i madh dhe e di mënyrën sesi punojnë pronarët. Ata kanë bërë disa përforcime të mira. Unë e kam përcjellë Watfordin prej se Gianfranco Zola ishte trajner. Unë kam qenë lojtar i Zolas te West Hami dhe për këtë arsye kam përcjellë ndeshjet e Watfordit”, ka thënë Behrami, duke e përshkruar veten si një mesfushor defensiv, por edhe agresiv.

“Më në fund, koha erdhi që Watfordi të rikthehet në Premier League dhe për mua ishte një zgjidhje shumë e mirë. Jam tepër i lumtur. Ishte shumë atraktive kur drejtuesit e klubit me thirrën. Për mua është një sfidë e re dhe jam shumë i uritur për këtë mundësi”…

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top