Loading...

Bejta i kundërpërgjigjet Gruevskit – VIDEO

14_10_2015_bejta_846128518.jpg

“Gruevski po të ishte i mirë nuk do të jepte dorëheqje”

Kështu i kundërpërgjigjet nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai thotë se kur ka qenë pjesë e kabinetit qeverisës të Nikolla Gruevskit, ka thënë fjalë miradije për projektet, e jo për atë personalisht. Bejta thekson se BDI dhe VMRO-DPMNE janë parti me ideologji të ndryshme, pavarësisht së kanë 9 vite pa ndërprerë që bashkë qeverisin.

“Ai bën komentimin e deklaratës time dhe e lidh me periudhën e qeverisjes sime si Ministër i Vetëqeverisjes Lokale si pjesë përbërës e kabinetit të tij në periudhën 2011-2013.Atëhere kanë qenë krejtësisht rrethana tjera. Unë kam thënë fjalë të mira për projektet por në aspektin nacional nuk kam thënë asnjë fjalë të mirë për Nikolla Gruevskin. Na jemi dy parti politike me ideologji krejtësisht ndryshe andaj unë nuk mund të mendoj siç mendon Gruevski”, u shpreh Nevzat Bejta, Nënkryetar i BDI-së.

Bejta jep edhe arsyen se përse po komentohet dhe përmendet aq shpesh nga Gruevski.

“Zotri Gruevski nuk ka asgjë personale me mua. As nuk më ka bërë keq as nuk i kum bërë keq. Por unë jam njëri prej politikanëve që ia kum thënë të vërtetën ashtu siç mendojnë shumica e qytetarëve shqiptarë”, shtoi Bejta.

Reagimi i nënkryetarit të BDI-së Nevzat Bejta erdhi menjëherë pas intervistës së Nikolla Gruevskit për gazetën ditore “Dnevnik”. Gruevski komentoi deklaratën e Bejtës në emisionin e TV21 “Click PLUS”, duke thënë Bejta se është njëri nga anëtarët e BDI-së i cili në mënyrë pozitive e ka vlerësuar punën e tij

“Ai ishte pjesë e qeverisë të cilën e udhëhiqja dhe mund të them se është njëri nga politikanët shqiptar, i cili me fjalët më të larta fliste për mua dhe punën time, jo vetëm në bisedat joformale, por edhe në seancat e qeverisë, që me siguri është shkruar nëpër stenograme. Madje ka treguar se çfarë ka mësuar. Të mos hyjë në detaje, por vetëm të them se me siguri Bejta nga unë as nuk ka dëgjuar e as nuk ka mësuar se si t’i nënçmojë dhe t’i ofendojë shqiptarët”, tha Gruevski.

Ndërkaq, Gruevski ka kërcënuar se nëse BDI nuk merr parasysh fituesin më të madh të palës Maqedonase në zgjedhjet e 11 dhjetorit, herën e ardhshme VMRO nuk do të merr parasysh fituesin tek pala shqiptare.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media