Loading...

Bejtush Gashi emërohet ministër i Punëve të Brendshme

30698340_768352569955826_2748156900477501440_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar Bejtush Gashin, ministër të Punëve të Brendshme.

Në një postim në Facebook, kryeministri Haradinaj, ka shkruar se “ai i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.”Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës se Sigurisë se Kosovës.

Gashi është emëruar në këtë post pas dorëheqjes së ministrit, Flamur Sefaj.

Dorëheqjen e Sefajt paraprakisht e kishte kërkuar kryeministri Ramush Haradinaj, pas deportimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tij.

Komentet
Top