Loading...

Benzema: Nuk luaj për të dalë mirë para kamerës

0226.jpg

Karim Benzema është treguar i drejtpërdrejtë në kundërpërgjigje ndaj kritikave mbi lojën e tij. Në deklaratë për revistën ‘Surface’, sulmuesi i Real Madrid tha se nuk ia vë veshin kritikave që vijnë nga persona që nuk kanë luajtur kurrë futboll.

“Unë dëgjoj mendimin e njerëzve që kanë luajtur futboll në nivele të larta dhe jo të atyre që nuk kanë luajtur kurrë. Ata nuk i marr seriozisht”, tha futbollisti francez.

Benzema shtoi: “Gjëja e vetme që ka rëndësi janë golat. Kur je sulmues dhe je dembel, por shënon gola, askush nuk të kritikon. Unë nuk jam aktor, nuk luaj për të dalë mirë para kamerës, të tjerët e bëjnë këtë gjë.”

Komentet

Leave a Reply

Top