Loading...

BESA krahu i Abisë bëhet bashkë me PDSH dhe hyjnë në qeveri

thaci-zaev-480x301_1514915460-7076606.jpg

Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, ka realizuar së fundmi një bisedë telefonike me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, njoftojnë për KDP burime të besueshme partiake.

Temë e boshte e bisedës mësohet të ketë qenë inkuadrimi i PDSH-së në Qeveri bashkë me tre deputetët e krahut të Shkupit të Lëvizjes BESA.

Afërsia e Thaçit me Adnan Ismailin, i cili llogaritet si njeriu më me ndikim te BESA e Shkupit, thuhet se do të rezultojë me formimin e një grupi parlamentar që do të numërojë minimumin prej 5 deputetëve.

Ndërkohë që në brifingun e fundit me gazetarë, i mbajtur në fillim të javës, Zaev ka njoftuar se koalicioni qeverisës tanimë ka një mbështetje prej 70 deputetëve në Parlament.

Ai nuk ka dashur të tregojë detaje, por njohësit e rrethanave thonë se kryeministri shpreson të merret vesh për përfshirje në Qeveri të Thaçit, si lider i një koalicioni që do të numërojë 5 deputetë, dhe Aleancës me Besë të Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit që numëron 4 deputetë.

Pjesa më e madhe e pozitave që mbetën të lira prej daljes së ASH-së nga qeveria ende nuk janë plotësuar.

Ndryshe, gjatë këtij muaji BESA pritet të mbajë dy kongrese. I pari, i organizuar nga krahu i Shkupit do të mbahet më 18 shkurt në Tetovë kurse i dyti më 24 shkurt në Shkup, e që organizohet nga grupi i Kasamit. /KDP

Komentet
Top