Loading...

BESA me dy kongrese të ndara

Besa-1-1.jpg

Vazhdojnë mosmarrëveshjet në Lëvizjen BESA. Kongresi i kësaj partie ishte caktuar për më 24 shkurt, por pas ndarjes në dy grupe, tani krahu i Shkupit ka vendosur që kongresin ta mbajë më 18 shkurt.

Në profilin e tij në facebook njëri nga themeluesit e Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi, shkroi “Ideja vazhdon” të ngjitur me një fotografi në të cilën shkruhet se më 18 shkurt në Pallatin e Tetovës do të mbahet kongresi i parë i partisë.

Pas kësaj përmes një kumtese reagoi grupi tjetër i Blilall Kasamit, në të cilën thuhet se dikush po ua keqpërdor logon e partisë. “Për hir të informonit të drejtë të opinionit publik e riktheksojmë që konform statutit dhe rregullores për Organizimin e Kongresit, Lëvizja Besa ka shpallur kongresin e saj më 24 shkurt 2018 dhe ky është kongresi i vetëm i partisë”- thuhet në kumtesën e lëshuar nga Besa e Bilall Kasamit.

Komentet
Top