Loading...

BESA: Në BDI më së paku të marrin 5 mijë euro për punësim, shantazhim dhe votim

DSC0716.jpg

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA është sot këtu për të prezantuar një krim që po i bëhet shoqërisë shqiptare në Maqedoni, e në veçanti të rinjve të talentuar, të cilët le që nuk punësohen nëse nuk bëhen “ushtarë” partiakë të BDI-së, por fatkeqësisht gjatë kësaj qeverisje, ata e kanë braktisur me shumicë vendin pasi nuk e plotësuan këtë kusht.

Përpos se të jesh ushtar partiak i BDI-së që të punësohesh, kushti i dytë që duhet ta plotësojë çdokush, që do një punë, është më së paku të jap 5 mijë euro, ndërsa ky është vetëm fillimi. Pas ryshfetit, hajdutët e BDI-së të shantazhojnë edhe me votim. Në të kundërtën të përjashtojnë nga puna.

Andaj, Rinia e Lëvizjes BESA garanton se këto dukuri kriminele dhe të shëmtuara nuk do të lejojë të ndodhin më dhe secili i ri i aftë do ta ketë vendin e merituar në administratë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake. Me BESË do të ndodhin ndryshimet e mëdha në shoqërinë shqiptare të Maqedonisë, kurse BDI-ja do mbetet një faqe e zezë e historisë shqiptare, që do mbahet mend për krim, shantazhe dhe korrupsion.

DSC0680 DSC0719

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media