BESA-Tetovë: Ganimete Rexhepi dhe Veli Abduli, tradhëtuan 17.000 votuesit

thumbnail_Levizja-BESA.jpg

Reagim

Njoftojmë opinionin publik se votimi i dy këshilltarëve Veli Abduli nga fshati Xhepçisht dhe Ganimete Rexhepi nga Reçica e madhe, për të përkrahur kandidatin e BDI-së për kryetarë të këshillit komunal të Tetovës, është në kundërshtim me vendimin e degës së Lëvizjes Besa-Tetovë.

Një herë njoftojmë opinionin se distancohemi nga një veprim i tillë, të cilin e vlersojmë si tradhti të votuesve të Lëvizjes Besa, për çka konform statutit do të ngremë para organeve partiake procedurë adekuate që të ndërmeren masa diciplinore.

Deri në njoftimin e rradhës veprimet apo qëndrimet e këshilltarëve në fjalë nuk paraqesin qëndrimet e degës së Lëvizjes Besa thuhet në llogarinë zyrtare të Lëvizjes BESA-Tetovë.

Zyra për informim

Lëvizja Besa – Dega Tetovë
Kryetari i degës – Gazmend Aliu

Komentet
Loading...
Top