Besimtarët myslimanë shqiptarë festojnë Kurban Bajramin – FOTO

1443067515bajr-falja-.jpg

Besimtarët shqiptarë, dhe ata në të gjithë botën, sot (e enjte) po festojnë Kurban Bajramin. Për nder të kësaj festë, e cila lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim, besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë, zakonisht dele ose qengj, si kurban dhe mishin e ndajnë me të varfrit dhe familjarët.

Besimtarët në Shqipëri u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit, ndërsa në Kosovë, manifestimi qendror për këtë festë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Për nder të kësaj feste, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët, duke thënë se “në këtë festë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore, me dashuri e sinqeritet, derisa çdo shtëpi dhe familje të mbushet me gëzim e hare”.

Me një urim për këtë festë, të gjithë besimtarëve myslimanë, iu është drejtuar edhe kreu i bektashinjve, Baba Mondi. “Mbarë bota myslimane do të përjetojë emocionet e ditës së Kurban Bajramit, mëshirës universale dhe mirësisë hyjnore. Si çdo ditë e vitit hyjnor, ne presim 24 shtatorin me urimet më të mira për familjen, për njëri-tjetrin, për fqinjët tanë, të kujtdo besimit të qoftë, për kombin që të ecë në rrugën e prosperitetit”, uroi ai.

Ndërkohë, edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se, vlerat e mirëfillta të kësaj feste manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanizmit.

Shqipmedia uron të gjithë besimtarët myslimanë, me fat Kurban Bajrami!

12039688_1039324166120330_7535894770776147736_n

1443067515bajr-falja-

12032961_1039336536119093_6911570858234020237_n

12033007_1039336626119084_7500056270775182060_n

12002122_1039336716119075_21108256947965411_n

12039439_1039336729452407_8621653395463808250_n

Prishtinë

bajrami-xhemaili

dsc-6538

dsc-6546

dsc-6551

dsc-6554

dsc-6573

dsc-6577

dsc-6578

dsc-6581

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top