Loading...

Besnik Hasi fiton gjyqin ndaj Olimpiakosit

Hasiii-696x464.jpg

Besnik Hasi është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me Olimpiakosin për ndërprerjen e njëanshme të kontratës.

Trajneri shqiptar, drejtoi për pak më shumë se tre muaj skuadrën e Olimpiakosit në vitin 2017, por u shkarkua nga klubi grek.
Hasi ka kërkuar të paguhej nga klubi grek sipas kontratës dhe në fund ka arritur të fitojë gjyqin me ta. Palët kanë gjetur një marrëveshje të ndërmjetme dhe në fund, trajneri shqiptar ka arritur jo vetëm të dëmshpërblehet për ndërprerjen e parakohshme të kontratës, por edhe të shkëputet përfundimisht nga Olimpiakos, pasi ekzistonte një mundësi që ai të qëndronte si i punësuar i klubit deri në mbyllje të afatit të kontratës, transmeton Mapo.

Kjo ka qenë një nga arsyet se pse Hasi nuk ka nënshkruar për klube të tjera gjatë kësaj periudhe, pavarësisht ofertave që ka marrë. Por tani ai është i lirë të nënshkruajë dhe ka filluar bisedime për kthimin e tij në bankinë.

Sipas mediave belge, klubet e St. Truidense dhe Vasland-Beveren janë të interesuara për t’i besuar teknikut shqiptar në vijim, por për momentin nuk ka asgjë konkrete mes palëve.

Komentet
Top