Besojeni ose jo, Adelina Ismaili i ka humbur 39 kilogram (Foto)

largea_adelina1461578326.jpg

Këngëtarja e madhe Adelina Ismaili këtë vit ka qenë një emër mjaft i përfolur në media.

Në prill të këtij viti, ajo u bë nënë për herë të parë, duke sjell në jetë një djalë, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj e pagëzuan me emrin Uliks.

Më vonë, më 9 qershor, ajo solli këngën e saj të re “Fol Nihere”, e cila u prit mirë nga fansat e saj.Tani, ajo është duke vazhduar pushimet në Zvicër, me bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël.

Diva është herë pas here aktive edhe në rrjetet sociale, teksa ka publikuar së fundmi një fotografi me bikini në Instagram.

Ajo mahniti të gjithë ndjekësit e saj me linjat trupore, teksa shkruan se ka arritur që të rikthejë në formë trupin e saj.

Këto linja, Adelina ka arritur t’i rikthejë në vetëm tre muaj, ndërsa në një përgjigje dërguar komentuesve në Instagram, Ismaili tregon se ka humbur gjithsej 39 kilogramë.

Diva që arriti gjithçka në karrierën e saj, duke se e ka të lehtë të arrijë edhe çdo rezultat që përkon me fizikun ose paraqitjet e saj.

Komentet
Top