Loading...

BETEJA PËR PRESIDENTIN

medai-shaholli-532x330.jpg

Medai Shaholli

Fushata për zgjedhjet presidenciale në NMK është duke vazhduar normalisht por, ajo që nuk është normale në këto zgjedhje është qëndrimi dhe mbështetja për interes e Ali Ahmetit që po i jep kandidatit të SDSM-së për president Stevo Pendarovskit, një ish shef kabineti të sigurisë dhe të organeve represive ushtarako-policore sllave.

Servili dhe skuthi Ali Ahmeti, për shkak të pazareve të ndyra politike mes tij dhe kryeministrit Zajko ka pranuar të mbështes Pendarovskin për president të NMK.
Aventura e Ali Qametit në mbështetje të Pendarovskit është një fushatë donkishoteske që shqiptarëve nuk i sjell asnjë leverdi.

Mbështetja e integristëve për Pendarovskin është një tregues i qartë servilizmi dhe pazaresh politike që dëmtojnë dinjitetin dhe sedrën shqiptare ku një ish zyrtar që ka persekutuar shqiptarët.
Ai kthehet në mjediset shqiptare këtë radhë jo bomba por me lajka duke u përqallur si kone me propagandë të re, për një koncept të ri për ndërtimin e shtetit të qytetarëve të barabartë.
Këtë radhë xhelati Stevo kthehet te shqiptarët viktima si shpëtimtar!
Koncept titist ky që nënkupton një vëllazërim-bashkim i ri me një pamje kozmetike për barazinë dhe sundimin e ligjit, që në fakt ata janë për vazhdimin e mbajtjes dhe ruajtjes së privilegjit të drejtimit të shtetit vetëm si e drejtë ekskluzive e sllavëve.

Pendarovski është përgjegjës për mbarëvajtjen e aksioneve ndëshkuese ushtarako-policore të ”dërzhavës” kundër shqiptarëve, si masa ndëshkuese disciplinore për frikësim dhe heqje dorë nga qëndrimet kombëtare të shqiptarëve siç ishin simbolet kombëtare dhe e drejta për të patur Universitet në gjuhën shqipe.

Pendarovski dhe SDSM-ja, nuk janë distancuar deri tani për bëmat dhe gjëmat që i kanë shkaktuar shqiptarëve dhe si duket nuk e ndejnë fajin që kanë kryer ndër vite ndaj nesh.
Fatkeqsisht, subjekte politike shqiptare si DUI, DPA dhe Alternativa, kanë harruar të kaluarën e hidhur dhe qëndrimet antishqiptare të SDSM-së, dhe mentorëve të saj si Gligorovi dhe Cërvenkovski, që urdhëruan vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve sepse kërkonin liri dhe arsimim superior në gjuhën shqipe.

Sot pinjollët e Gligorovit, Kolishevskit dhe Cërvenkovskit janë bërë engjëj në dukje për shqiptarët sepse u duhen votat dhe kështu delet shqiptare gënjehen sa herë vijnë zgjedhjet.
Ndaj, dele shqiptare dhe të gënjyer për një kockë mos votoni Pendarovskin President, sepse ai nuk meriton votën tuaj. Ai do të përfaqësojë politikën SDSM dhe të popullit të tij në postin e presidentit të Republikës. Stevo për më tepër do të jetë një Ivanov i SDSM-së në krye të vendit.

Përfundimisht Pendarovski dhe Siljanovska, si përfaqësues të partive politike sllave si SDSM-ja dhe VMRO-ja që kanë persekutuar shqiptarët në këto 28 vjet të demonkracisë, janë të papranueshëm për shqiptarët si kandidatura që nuk do të mbrojnë interesat e shqiptarëve.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media