Bexheti: Vendimi për bashkimin e ONE dhe VIP i vjenë erë korruptive

abdylmenaf-bexheti.jpg

Shkruan: Abdylmenaf Bexheti

Duopolizimi i oligopolit në telekomunikacion-kthim prapa gati një dekade. Gruevski më ,,shuajti,, të vetmën dritë që kam pa te ai!
Që të mos keqëkuptohem me këtë vështrim, që në fillim nënvizojë se kritika ime nuk shkon te kompanitë por te rregullatori. Kompanitë bejnë lojën e tyre, të njejtën po të isha ne vendin e tyre do ta kisha bë, ndoshta me arsyetim pak më të kujdesshëm!
Ishte irritues vendimi i djeshëm i Komisionit rregullator-Agjencioni për komunikim elektronik. Edhe formalisht miratoi kërkesën e operatorëve One dhe VIP për bashkim, sepse konsideroj se faktikisht shumë më herët është ,,negocua,, dhe marrë ky vendim. Dje vetëm u publikua dhe për habi shumë pak publicitet morri!
Tetë vite më pare, kur u inicua dhe u miratua futja e konkurencës me operatorin e tretë ne sektorin e telekomunikacionit, kam shkruajtur një shtjellim të veçant duke e promovuar dhe lavdëruar, konsideroj me shumë meritë këtë masë, pikërisht nga kryeministri Gruevski.
Duke dashur të gjejë edhe shembuj të tjerë pozitiv si ky, që të mos rezulltoj se vetëm zi i shikoj politikat që bënë Grzuevski, në vazhdimësi këtë vendim e kam nënvizuar si ,,tregim i suksesshëm,, i kësaj qeverisje. Shembuj të ngajshëm shumë pak mund të gjejmë për këtë dekadë.
Ku është ,,Rregullatori i konkurencës,,?
Ku është mbrojtësi i konsumatorit?
Ku është sindikata?
Ku është sektori qytetar?….Nesër do jetë vonë!
Nuk kam informacion por nga ,,nuhatja,, këtijë vendimi i vjenë erë korruptive. Kompanitë duhet të koncentrojnë assetet dhe tregun për të lëshua punëtor dhe të rritin (super)profitet! Ndoshta edhe çmimet, sespe konkurenca efektive krijohet vetëm me ,,lojtarin e tretë,,! Duopoli zakonisht është më i rezikshëm se monopoli-sepse loja e ,,ping-pongut,, është efikase për hudhje përgjegjësie nga njëri te tjetri!
Ja pse mendoj se vendimi ka qenë moti i marrë!
Rregullatori i rekomandon kompanisë tanimë të bashkuar, që të shqyrtojë mundësinë për ,,pranimin,, e një ,,kompanie virtuele,, që do ekuilibrojë konkurencën. Në të njejtën ditë publikohet përgjigja e kompanisë (së bashkuar) se pikërisht për këtë ka hapsirë në tregë si dhe vullnet përçka edhe vetë kompania e bashkuar do kujdeset të realizohet!
Kjo lojë jokorrekte (për të mos thënë e pistë) na ofendon intelegjencën, kujtesën dhe dijet elementare. ,,Punëdhënësi,, dhe diktati i një kompanie virtuele, do jetë kompania e bashkuar si një operator dhe ky format nuk krijon konkurencë, posaçërisht jo në kushtet tona ballkanike!
Fatkeqësisht, shembull më i mire i dështimit të kësaj ideje ishte Albafoni, të cilit krahas opstrukcioneve që ia bënin po këto kompani (të vullnetshme), e ,,bankrotuan,, për më pak se një vitë, para se të mbijetojë! Apo tani do jetë ndonjë opcion tjetër virtuel nga konjunkturat e rregullatorit me të cilin paraprakisht mund të jenë marrë vesht?
Tani, në qofsh bektesh e merr vesh!

Komentet

Leave a Reply

Top