Beyonce muzikantja më e fuqishme në botë

0315.jpg

Forbes ka lansuar listën e 100 femrave më të fuqishme në botë dhe artistet që kanë arritur të jenë pjesë e listës janë Beyonce, Taylor Swift e Shakira.

Edhe pse asnjëra nga këto nuk janë në top dhjetëshe, Beyonce është këngëtarja e parë që paraqitet në listë, e radhitur në vendin e 21-të.

Taylor Swift është muzikantja tjetër në listë, e cila ka hyrë për herë të parë në vendin e 64-të dhe është bërë femra më e re ndonjëherë në këtë listë të Forbes.

Së fundmi, Shakira është pozicionuar në vendin e 81-të, duke u pagëzuar si një “superyll i vërtetë global”.

Listën e Forbes edhe për këtë vit e kryeson kancelarja gjermane Angela Merkel ndërsa Hillary Clinton nga vendi i katërt vitin e kaluar ka shkuar në të dytin.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top