Biçikleta ujore, sfida e re e transportit njerëzor – VIDEO

water-bicycle-Biçikleta-ujore-sfida-e-re-e-transportit-njerëzor-600x330.jpeg

Në fakt, gjithçka ka nisur me një ëndërr dhe e tillë ishte ajo e hidraulikut holandez, Opa, që ndërtoi këtë biçikletë ujore në vitin e largët 1926. Dhe ëndrra ka marrë tanimë formën e saj të plotë, plot 91 vjet më vonë, por jo në Holandë, por në skajin tjetër të globit, në Zelandën e Re. “Manta 5” është shpikja e biznesmentit Gaj Hauard-Uillis dhe projektuesit të biçikletave, Roland Alonzo, të cilëve iu desh plot 6 vjet punë për të ardhur tek ky model. Kjo biçikletë vjen në dy versione, atë të pedalimit të lirë me këmbë, që peshon 14 kg dhe atë të pedalimit të ndihmuar nga një motor i vogël, që peshon 20 kg. Ky mjet i ri udhëtimi, që braktis tanimë rrugën për ujin, mundëson edhe nisjen në mes të ujit, në atë që quhet nisja “nëndetëse”. Me pak fjalë, tanimë të apasionuarit pas çiklizmit, por edhe ujit, nuk u duhet të zgjedhin më mes njërit apo tjetrit, sepse Manta 5 ua ofron të dyja.

Komentet
Top