Loading...

Bie dhe Bilbao, Barcelona nuk ka më asnjë pengesë

Lionel-Messi.jpg

Barcelona fiton 2-0 me gola të Paco-s dhe Messi-t në “Camp Nou” kundër Athletic Bilbao-s. Tri pikë me mjaft rëndësi për të fituar titullin në La Liga. Tashmë ruajnë diferencën me ndjekësit dhe hedhin një dorë te trofeu. Fitorja vjen pikërisht pas suksesit kundër Chelsea-t në Champions League, duke treguar se blaugranat po përjetojnë momente mjaft të mira.

Në 45 minutat e para të lojës Barcelona tregohet superiore kundër Athletic Bilbao-s. Dy gola në 45 minutat e para. Në minutën e 8 është Paco që kalon blaugranat në avantazh, ndërsa në minutën e 30 i përhershmi Messi çon rezultatin në 2-0.

Por, veç dy golave, Barcelona ka pasur shansin që të kalojë dhe dy herë në avantazh me Coutinho-n, ndërsa Athletic Bilbao u përpoq që të kthente situatën, por pa mundur që të bëjë diçka serioze.

Në fraksionin e dytë të lojës në “Camp Nou” ndryshon ritmi i lojës. Athletic Bilbao shtërngohet për të rihapur takimin, por e kanë të pamundur. Barcelona mbrohet mirë, ndërsa në sulm nuk arrin që të shënojë një tjetër gol, atë që do t’iu jepte qetësinë.

Messi & Co. mundohen që të gjejnë kuadratin, ndërsa skuadra mike nuk lëshon terren. Aduriz ka tentuar disa herë kuadratin, por Ter Stegen ka pritur disa gjuajtje. Por, në fund nuk ka shumë histori, Barcelona me Messi-n marrin tri pikë dhe qëndrojnë të palëkundur në krye të tabelës së klasifikimit të La Liga-s. /EDS/

 

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media