Bilt: Ballkani buzë shpërthimit, shkëndija mund të vijë nga Shkupi

Karl-Bilt.jpg

Ish përfaqësuesi i BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë Karl Bilt velrëson se luftërat në Ballkan sikurse ato para 27 vite nuk mund të përsëriten.

Megjithatë në një tekst autorial për “Project Syndicate” ka konstatuar se situata sot është ndryshe, ai është i shqetësuar që ky rajon “ngadalë por sigurt po bëhet edhe më i konfliktshëm”, ndërsa kësaj radhe, siç thotë ai “shkëndija mund të paraqitet në Shkup”.

Ai vlerëson se liderët evropian kanë përzgjedhje të qartë: Ose do të merren me problemet e atjeshëm ose do të presin që problemet në Ballkan të merren me ta.

Për këtë shkak Bilt propozon që të përshpejtoj procesi i zgjerimit, dhe programi i për “partneritet lindor” i BE-së të zëvendësohet me “partneritet ballkanik” i cili në fund do të sjell arsyetimin e këtyre shteteve në BE.

Bilt është i vetëdijshëm se për këtë nevojitet kohë, por thekson se duhet të fillojë menjëherë me punë.

Komentet
Loading...
Top