Biznesmenët janë me 8-vjeçare, hyzmeqarët me fakultet!

22.05-AKTUALE-Thjeshtësohet-punësimi-nw-administrate-750x430.jpg

Banka Botërore ka publikuar raportin e fundit për tendencat e punësimit, që merr në analizë treguesit në Ballkanin Perëndimor dhe disa vende të rajonit, që janë pjesë e BE-së në periudhën 2016-2017. Raporti sjell të dhëna interesante, që marrin një kontekst tjetër kur krahasohen në raport me rajonin dhe një prej tyre është pjesa e pagave të ulëta dhe përqendrimit të kësaj page në ekonomi, shkruan gazeta KOHA. Sipas raportit përqendrimi i lartë i pagave të ulëta është udhëheqësi kryesor i pabarazisë së pagave në përgjithësi në rajon. “Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina raportojnë nivelin më të lartë të pagave, kurse Shqipëria dhe Maqedonia më të ultën” vlerëson raporti.

Një e dhënë tjetër interesante është edhe ajo e strukturës së punësimit tek popullsia në moshë pune. Sipas raportit, Maqedonia dhe Shqipëria mban rekordin e atyre që janë të vetëpunësuar, por që kanë nivel arsimimi 8 vjeçar. Kurse në rajon, pjesën më të madhe të të vetëpunësuarve e zënë ata që kanë arsim të mesëm. Punësimin më të lartë në sektorin privat, Shqipëria e raportoi në segmentin e atyre me arsim të lartë.

“Në mesatare, rreth gjysma e të vetëpunësuarve në Ballkanin Perëndimor ishin me shkollë të mesme. Në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë më shumë se 60 për qind kishin një nivel arsimimi mesatar në 2016, më pak të arsimuarit ishin grupi i dytë më i madh mes të vetëpunësuarve, kurse ata me arsim të lartë zinin rreth 11 për qind në një mesatare. Në kontrast me këtë, në Shqipëri dhe Maqedoni shumica e të vetëpunësuarve ishin atë me nivel më të ulët arsimimi. Në termat e edukimit në total, punësimi u rrit në të gjitha grupet e edukimit, por më së shumti tek ata me arsim të mesëm në të gjitha vendet me përjashtim të Shqipërisë. Kjo e fundit raportoi rritjen më të madhe të punësimit në segmentin e atyre me arsim të lartë”, thuhet në raport.

Ky lloj punësimi, sipas Bankës Botërore, ishte më pak i përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor duke zënë 11 për qind në vitin 2017. “Shqipëria dhe Maqedonia ishin të vetmen që raportuan një shifër të lartë edhe pse me tendencë tkurrjeje për të punësuarit part-time që zënë 20 për qind të punësimit total. Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin ato që pasonin me 10.6 për qind dhe 9 për qind. Në vendet e tjera të rajonit, punësimi part-time ishte 5-6 për qind. Kjo është e njëjtë me vendet e tjera pjesë e BE-së që i janë bashkuar këtij komuniteti mes 2004-2013” thuhet në raport.

Vendet e Ballkanit Perëndimor po vuajnë nga largimi i trurit pasi pjesa që po emigron është pikërisht pjesa me arsim të lartë. Banka Botërore vëren se ka një rritje të pjesës që zë popullsia që ka emigruar në raport me popullsinë totale, një raport që po thellohet duke zënë më shumë se 30 për qind. Saktësisht Shqipëria është e dyta në këtë renditje me 1.05 milionë emigrantë.

Komentet
Loading...
Top