Loading...

Blerja e votës në Ballkanin Perëndimor, në përmasa shqetësuese

analiz-euml-e-ldquo-stratfor-rdquo-ballkani-nd-euml-rmjet-be-s-euml-dhe-brss-s-euml-s-euml-re_hd-780x439.jpg

Inform ka bërë publike rezultatet e para të projektit kërkimor rreth blerjes së votës në Ballkanin Perëndimor.

Në Ballkanin Perëndimor, qytetarët që kërkojnë përfitime nga partitë politike janë gati gjashtë herë më të prira të jenë nën trysni për shkëmbim të votës së tyre për para/ndere në raport me qytetarët që nuk kërkojnë ndihmë. Ky fakt është zbuluar në kuadrin e anketës së projektit Inform.

INFORM është një projekt ndërkombëtar trevjeçar që studion ndërveprimin mes institucioneve formale dhe joformale në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, si dhe gjurmon ndikimin e këtyre institucioneve në implementimin e rregullave të BE-së.

Raporti, “Jeta joformale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” studion strategjitë e mobilizimit elektoral të bazuara në praktika klienteliste të partive politike, të cilat i shohim që ndryshojnë në vendet në rajon. Gjetjet e raportit bazohen kryesisht në të dhënat e një ankete të realizuar në disa shtete në muajt maj dhe qershor 2017 (N=6040 përgjatë Ballkanit Perëndimor), intervista gjysmë të strukturuara dhe hulumtimin etnografik e arkivor.

Rezultatet e hulumtimit sugjerojnë që një nga pesë të intervistuar në Mal të Zi (23%) dhe Shqipëri (21%) kanë raportuar të kenë pasur ofertë për para apo ndere tjera në këmbim të votës. Shifrat nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë 15% dhe 13%, në Serbi 8% dhe 7% në Maqedoni.

Grafiku 1: A u janë ofruar ndonjëherë para apo ndere në këmbim të votës në zgjedhje? (%)

Image

Për më shumë, gjetjet e hulumtimit sugjerojnë se edhe qytetarët përfshihen në ndërtimin e marrëdhënieve me partitë politike dhe zyrtarët e tyre për të zgjidhur probleme personale dhe “për të kryer punë” (kërkim i favoreve). Të pyetur nëse kanë kontaktuar për ndihmë ndonjë zyrtar partiak, përqindja më e lartë e përgjigjeve pohuese është në Maqedoni (14%) dhe Mal të Zi (13%), pasuar nga respondentët në Bosnjë dhe Hercegovinë (10%), Kosovë (8%), dhe Serbi (7%); ndërsa shkalla më e ulët është shënuar në Shqipëri (5%) (Grafiku 2).

Grafiku 2: Raportimi i kontaktit të zyrtarëve partiak për ndihmë (%)

Image

në të dhënat e hulumtimit, ne demonstrojmë se kërkimi i përfitimeve dhe oferta nga partitë politike janë të ndërthurura në mënyrë të konsiderueshme. Në Kosovë, kërkuesit e përfitimeve kanë probabilitet 11 herë më të lartë për t’u përfshirë në transaksione klienteliste, 9,4 herë në Shqipëri, 7 herë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe 6,3 herë në Maqedoni. Ndërsa janë më të ulëtat në rajon, probabiliteti është akoma i lartë në Serbi (3,8 herë) and Mal të Zi (3,3 herë). Në nivel rajonal, kërkuesit e përfitimeve kanë probabilitet 5.6 herë më të lartë të pjesëmarrjes në shkëmbime klienteliste në krahasim me jo kërkuesit e përfitimeve.

Këto të dhëna sugjerojnë që klientelizmi është gjerësisht i pranishëm në shoqëritë e Ballkanit Perëdimor dhe duket se ka një ndikim të dukshëm në rezultatet e zgjedhjeve. Partitë politike ofrojnë para dhe ndere në këmbim të votës, por edhe qytetarët i’u drejtohen partive politike për ndihmë në rast nevoje. Qytetarët gjithashtu e konsiderojnë punësimin të ndërlidhur me përdorimin e lidhjeve joformale, dhënien e dhuratave, ndereve dhe ryshfetit, dhe janë skeptikë për mundësinë e punësimit të bazuar në meritë. Perceptimet se praktikat klienteliste janë të përhapura sugjerojnë se qytetarët i shohin ato si mënyra të zakonshme/normale për të zgjidhur punë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor.

Raporti është pjesë e projektit EU Horizon 2020 ‘Closing the gap between formal and informal institutions in the Balkans’ (INFORM). Projekti studion ndërveprimin mes institucioneve formale dhe joformale në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në fushat e politikës, ekonomisë, dhe jetës së përditshme, për të gjurmuar ndikimin e këtyre institucioneve në implementimin e rregullave të BE-së dhe për të prodhuar hulumtim original dhe rekomandime të politikave. Projekti implementohet nga konsorciumi ndërkombëtar i drejtuar nga Shkolla për Studime Sllavonike dhe Europiane — School of Slavonic and East European Studies (SSEES), në University College London (UCL).

Raporti i plotë gjendet në: https://goo.gl/XvUsjQ

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media