Blero nën hetim nga Prokuroria, çfarë ka ndodhur?

80125-640-0-5a7b0232e8202.jpg

Këngëtari i hitit “Kthehu ti”, Blero Muharremi siç bëjnë të ditur mediat kosovare është
nën hetim nga Prokuroria. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Atdhe Dema.

“Po ky person është nënhetime, jam në seancë dhe nuk mundem të flas më tepër”, ka
thënë prokurori Dema, por pa zbuluar se për çfarë po hetohet këngëtari.

Javën e kaluar Blero ka qenë në Prokurori dhe e ka konfirmuar, por pa komentuar mbi
rastin duke u shprehur për “arbëresh.info”: “Nuk komentoj për këtë rast”.

Ndërkohë “Kosovarja” shkruan se Blero para dy viteve ka qenë intervistuar nga Policia e
Kosovës për armë mbajtje pa leje.

Megjithatë këtë herë gjërat janë të paqarta dhe ende nuk është bërë e ditur për çfarë po
hetohet këngëtari.

Komentet
Loading...
Top