Loading...

“Blic”: BE-ja pranon korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës

johannes_hahn-780x439-800x445.jpg

Bashkimi Evropian pranon ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, kumtoi gazeta “Blic”, duke e cituar eurokomisarin Johanes Han, i cili theksoi se këmbimi i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes atyre dy shteteve.

Në deklaratë për “Uashignton post”, Han, duke folur për adaptimin e mundshëm të kufijve, theksoi se marrëveshja juridiko-obligative mes dy shteteve do të mbulonte sfera më të gjera se çështja e kufijve dhe se “një nga elementet kyçe e marrëveshjes së ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Në këtë moment askush nuk mund të parashohë se cili mund të jetë epilogu final. Këmbimi i mundshëm i territoreve në çdo rast, do të mund të ishte nëse doni – pjesë e fundit e enigmës… Parakusht i vetëm është që cila do marrëveshje bilaterale të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon”, theksoi Han.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq në deklaratë për “Blic” thotë se Serbia pret që Prishtina ta bëjë hapin e para.

“Së pari le t’i rregullojnë doganat e imponuara, e më pas të shohim çka më tutje. Të presim të shohim se çka do të ndodhë në Berlin më 29 prill”, thotë Daçiq.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media