BMW M3 plot elegancë dhe shkëlqim – FOTO

auto_Atlantis-Blue-BMW-M3-1515502058.jpg

Edhe pse kompania prestigjioze gjermane, BMW, është duke zhvilluar gjeneratën e re të modelit M3, nuk do të thotë se gjenerata aktuale është vjetruar.

Në të vërtetë, këto fotografitë tregojnë që, përmes disa modifikimeve të vogla, modeli F80 M3 ende vazhdon të duket i shkëlqyer, transmeton Koha.net. Pronari i këtij modeli në fotografi është anëtar i forumit të njohur Bimmer.

Ky BMW M3 ka eksterier me ngjyrë të kaltër “Atlantis”, ngjyra e cila ndoshta është më e mirë te modele të tilla sepse shkëlqen nga të gjitha anët dhe shfaq linjat e dizajnit të karrocerisë së këtij Sedani me performancë të mirë.

Përveç eksterierit shkëlqyes, ky M3 ka edhe rrotat “HRE” me goma Michelin Pilot Super Sport, disa elemente të bëra nga fibra të karbonit, si dhe xhamat e errët, gjë që e bëjnë këtë model të duket me plot elegancë dhe me pamje “agresive”.

Komentet
Loading...
Top