Loading...

BMW Serie 7 me motor katër cilindrash – FOTO

20151224223306261646.jpg

Gjenerata e re e BMW-së Serie 7 do të ketë motorin benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra, i bazuar në versionin 730Li dedikuar për tregun kinez.

Fjala është për motorin B48 me kapacitet prej 252 kuajfuqi, i cili vjen në vend të motorit 3.0-litër me gjashtë cilindra dhe me kapacitet prej 258 kuajfuqi nga gjenerata e vjetër 730Li (F02). Ky model do të ketë edhe marshin automatik me tetë shpejtësi.

730Li në tregun kinez do të shfaqet në mars të vitit të ardhshëm, por mbetet të shihet nëse do të shfaqet edhe në tregjet tjera, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, kompania BMW planifikon edhe versionin e motorit M760Li V12 i cili pritet të shfaqet në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm.

© KOHA 

Komentet

Leave a Reply

Top