Boksieri tetovar sonte ndeshet në Gjermani në ringun profesionist

Lulzim-Bajrami.jpg

Boksieri Lulzim Bajrami sonte në Lajpcig të Gjermanisë, do të ngjitet në ring për të zhvilluar ndeshjen e tij të parë në vitin 2018.

Boksieri me prejardhje nga Tetova, përballë do ketë gjermanin 34-vjeçar Mazen Girke që ka një përvojë shumë të madhe në boksin profesionist. Girke ka të zhvilluara 107 meçe profesionale.

Nga ana tjetër për Bajrami kjo do jetë lufta e tij e dytë në ringun profesionist. Ndryshe Lulzim Bajrami, mban një rekord sa i përket boksit amator ai ka 41 ndeshje të zhvilluara dhe ka po aq fitore prej të cilave 27 me nokaut.

Komentet
Loading...
Top