Bora e shiu shkaktojnë telashe në Tetovë para derbit futbollistik

Stadiumi-ne-Tetove.jpg

Bora që bie në Tetovë nuk do të jetë problem për tu zhvilluar derbi I javës së 19-të , në mes Shkëndijës dhe Vardarit. Komesari për gara pran FFM-së, Vasko Dojçinovski potencoi se kushtet klimatike nuk do të anulojnë derbin e madh.

“Tereni në stadiumin në Tetovë ka drenazh të mirë, edhe pse stadiumi nuk është i kompletuar. Mirëpo besoj se terreni mund të lejojë një ndeshje të tillë. Vitin e kaluar janë zhvilluar derbi duele edhe në borë, mes Pelisteri dhe Vardari në Manastir. Nuk mund të parashohim se çka do të ndodh në ditën e ndeshjes dhe se si do të jenë kushtet klimatike, mirëpo në fund arbitrat do të vendosin. Në rast se anulohet ndeshja , menjëherë do të duhet të gjendet një termin tjetër pasi është stërngarkuar edhe orari i ndeshjeve,” tha Vasko Dojçinovski.

Kushtet klimatike bëjnë telashe edhe në Kratovë, Strumicë dhe Shkup, ku ka të reshura të shiut dhe borë. Probleme të më mëdha do të ketë skuadra e FC Shkupi, që është nikoqir I Akademia Pandevit në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

Komentet
Top