Loading...

“Bossi” i Gostivarit Fadil Arsllani i ka ikur policisë

image_1.jpg

Fadil Arsllani me bashkëshorten dhe kushërint e saj

Hotele luksoze me qindra e mijëra euro me pamje nga liqeni i Mavrovës, diskoteka dhe klube nate, ndërtesa shumëkatëshe dhe patundshmëri tjera të shtrenjta, si dhe me dhjetra makina sportive që kushtojnë nga 100.000 euro, janë vetëm një pjesë e pasurisë që posedon gostivarasi më i pasur Fadil Arsllani (49) të cilin policia e kërkon si të dyshuarin kryesor në aksionin “çekan”, shkruan gazeta Dnevnik, transmeton portali Shqipmedia.

MPB dyshon se të gjithë imperinë Fadil Arsllani ( foto lart ) e ka ndërtuar nga aktivitete kriminale, dmth nga larja e parave dhe kamata, tani për tani, sipas policisë dyshohet se së paku 2 milion euro janë fituar në këtë mënyrë. Në aksionin “çekan” janë arrestuar dhjetë biznismenë, katër avokatë dhe një përmbarues, si dhe policia është në kërkim të figurës kryesore Fadil Arsllani. Nga MPB thonë se Gostivari është nën rrethim. Të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit janë të bllokuara si dhe policia dje dhe pardje ka kryer kontrolle nëpër vetura.

Qëllimi, sipas MPB, ka qenë fitimi i parave nga kamata, ku më pas ato para të lahen dhe të përdoren në përfitimet legale për të cilat kanë përdorur një numër të madh të kompanive private, llogarive bankare, duke investuar në patundshmëri dhe automjete. Ky grup ka ofruar para me kamatë të lartë, si dhe dhënies së kredive të paligjshme personave fizikë dhe juridikë, ku më pas u kanë caktuar kamata të larta mujore. Për kthimin e kredive është kryer presion, ku janë përdorur kërcënime serioze verbale si dhe sulme fizike ndaj të dëmtuarve – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
2BD1D29300DAEA49A168631736EFAEB9
Për shembull nëse dikush ka kërkuar para hua prej 100.000 euro zakonisht duhet të paguajë prej 8.000 deri 20.000 vetëm për kamatën mujore. Prandaj edhe njerëzit shumë lehtë janë mashtruar dhe kanë humbur pronat. Pasi huamarrësit kanë falimentuar, të dyshuarit e këtij grupi kriminal u janë kërcënuar, i kanë rrahur dhe më pas i kanë detyruar të nënshkruajnë kontrata të rrejshme të cilat i kanë përgaditur avokatët.

Tani për tani policia bëri të ditur se ka prova për pothuajse 862.298 euro, të cilat Arsllani i ka fituar përmes aktiviteteve kriminale, por me qëllim që ta fshehë vendndodhjen e tyre, lëvizjen dhe pronësinë të gjitha llogaritë i ka përdorur në emër të tij, si dhe xhiro-llogaritë nga personi juridik “Golden Night. Janë konfiskuar 20 vetura, armatim dhe para kesh./Shqipmedia

Komentet

2 thoughts on ““Bossi” i Gostivarit Fadil Arsllani i ka ikur policisë”

  1. prekazi says:

    fjala popullore gjermane thot” cdo gje ka nje fund vetem suxhuki ka dy”
    por keta njerez moren ne qaf edhe grat e nenat shqiptare ne qaf me veprat e tyre keshtu qe policia e shkaut mer nderin e grave te thjesht siq eshte rasti i gostivarit ku ne video shihet nje grua qe turperohet nga policia e derave!.
    prandaj keta djem duhet mire te mendohen se me veprat e tyre humbin edhe nderin e femres shqiptare duke i dhen shense shkaut qe ti maltretoje pa fund!.
    me vjen shum keqe per ate grua te pafajshme qe eshte vure ne ate pozite qe gjysme lakuriqe te bjer ne dor te shkaut prandaj keti far golden muti duhet ti dridhen bolet deri sa te humb cdo vedije!.

  2. fatmir says:

    oooo ago a mujten me ta fut di kem me ni kunder si kur ti mue ta bena vilen te xhati me cove te punon si magar mi more parat mi more te gjith te mirat me thae se kllajslleri kushton qe ke erdh me puntoret 8 mi euro vetem per nje udhtim ma dhae me sill hamerin e zi po ma more prap me cove shtash te hec me nje reno te kuce si nje cen neper gostivar po ti shtash do ngelish ni nje kuck ne gostivar policia ka prova aq sa ti nuk e mendon jo vetem timen po edhe te gjithve si une dhe si krejt qeret e vrave minxhen tent per 100.mi marka gjermone po allahu krejt i shef dhe kur nuk haronnn..

    ALLAHU TE DENOFTTTTTTTTT

    TE BOFT MA KEQ SE MU QE MA KE BE

    GJITHASHTU EDHE

    NUSRET RAMADANI ME HAMERIN E VERDH QE E KA TE ZOKI ME KAMAT NJELLOJ QE JA KA MAR ME

    KAMAT TE ZOKIIIIIIII

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media