Bota e përcjell vitin e vjetër dhe e pret Vitin e Ri 2016

latest-happy-new-year-2016-photos__1451481543_117.252.134.206.jpg

Qindra milionë njerëz në botë sonte në sheshet në qytetet e tyre, në qendrat turistike, restorante, pabe, apo në atmosferë familjare në shtëpi, do ta përcjellin  vitin 2015 dhe do ta presin Vitin e Ri 2015.

Sipas shembullit të metropoleve botërore, nata më e hareshme do të pritet edhe në sheshin “Maqedonia” në Shkup, si dhe në qytetet tjera në shtet.

Në kryeqytet programi i Viti të Ri do të fillojë në mbrëmje, në orën 21, ndërsa qytetarët do t’i argëtojnë Oliver Dragojeviq, Tamara Todevska dhe dixhjej. Në mesnatë do të ketë fishekzjarrë të pasur.Дедо Мраз

Programi për pritjen e Gjyshit Dimër fillon në orën 11:40 me shfaqjen teatrale për më të vegjlit, ndërsa në orë 12 do të zbres Gjyshi Dimër nga Porta e Triumfit “Maqedonia” dhe udhëtimi i tij  deri te sheshi me karrocë dhe me tren.

Kryeqyteti në prag të festave është zbukuruar me elemente dekoruese dhe ndriçim special. Bredhi qendror i Vitit të Ri i cili është vendosur në sheshin “Maqedonia” është i lartë 18 metra, dhe është ndriçuar me 50.000 drita, 250 drita blic, 100 pika dhe 60 figura ndriçuese, ndërsa do të ndriçojë në ngjyra të ndryshme.

Në zonën qendrore të qytetit janë zbukuruar më shumë rrugë, bulevarde, sheshe… Për zbukurimin e Shkupit këtë vit është angazhuar firma “Link Media Plus” – Shkupi, për çfarë janë ndarë 10.400.000 denarë.

Bendi “Dubioza Kolektiv” dhe Kiril Xhajkovski, së bashku me T.K. Wonder nga ora 22:30 në natën e Vitit të Ri  do t’i argëtojnë banorët e komunës qendër.

Autoritet e qytetit dhe policia apelojnë që qytetarët  të përmbahen nga përdorimi i kapsollave në natën e Vitit të Ri. Gjatë pritjes, në qendër në Shkup do të ketë prezencë të rritur të polcisë.

Vitin e Ri 2016 të parët do ta presin banorët e ishujve të Oqeanit të Qetë Tonga, Kiribati, dhe Samoa. Të fundët do të përcjellin vitin 2015 banorët e Samoas Amerikane,  një ditë të tërë nga Samoa edhe pse i ndajnë vetëm 80 kilometra.

Komentet

Leave a Reply

Top