Britney Spears, sërish beqare – FOTO

0275.jpg

Britney Spears dhe Charlie Ebersol shfaqeshin si një çift tepër i dashuruar në fotografitë e publikuara nëpër rrjetet sociale, por ditën e hënë ‘Us Weekly’ ka raportuar se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies.

Këngëtarja 33-vjeçare dhe producenti i filmave kanë qenë bashkë për 8 muaj. Ata janë parë së bashku për herë të fundit në publik më 17 maj, në “Billboard Music Awards 2015”, ku Charlie e ka cilësuar Britney-n si femrën më të bukur në botë.

Të dy dukeshin në një gjendje të mirë shpirtërore gjatë kalimit në tapetin e kuq, por ditët e fundit, këngëtarja ka fshirë të gjitha fotografitë e ish të dashurit nga llogaria e saj e Instagramit.

0a

0b

0c

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top