Bruce Lee përdorte këtë filozofi të lashtë, për të thyer limitet e tij

Screen-Shot-2018-01-12-at-11.08.49.jpg

Duke shmangur këto tre zakone, ju do të zgjidhni të jetoni një jetë pa limite.

“Nëse vendosni gjithmonë limite në gjithçka që bëni, fizike apo jo, ato do të përhapen në punën dhe në jetën tuaj. Nuk ka limite. Nuk ka vende të sheshtë. Nuk duhet të rrini në një vend. Duhet të shkoni përtej tyre” – Bruce Lee

Çfarë nuk ka për të mësuar nga Bruce Lee? Lee, aktori nga Hong Kongu, artisti ushtarak, regjisori dhe themeluesi i stilit të tij Kung Fu, i njohur si “Jeet Kune Do”, sigurisht kishte një listë të gjatë arritjesh. Sikur ai të kishte një rezyme sot, ajo me siguri do të ishte e pabesueshme dhe mbresëlënëse.

Më e pabesueshme për arritjet e dukshme të Lee-s, është se ato nuk janë të gjitha në të njëjtën fushë. Nga artet marciale, në film, madje edhe në poezi, Lee kurrë nuk u kufizua në asnjë gjë në jetën e tij.

Suksesi i jashtëzakonshëm i Bruce Lee ishte në pjesën më të madhe rezultat i filozofisë së tij personale, të bazuar në urtësinë e lashtë. Sipas Lee, çelësi i suksesit është të zbulojmë dhe të mësojmë vazhdimisht metoda dhe informacione të reja, duke vënë në dyshim normat dhe status quo-në. Siç ka shkruar një herë: “Mësimi nuk është thjesht imitim, as aftësia për të grumbulluar dhe rigrupuar njohuri fikse. Mësimi është një proces i vazhdueshëm zbulim, një proces pa fund … Fatkeqësisht, shumica e studentëve … janë konformistë. Ndjekin verbërisht instruktorët e tyre, nuk ndjehen më vetëm dhe gjejnë siguri në imitimin masiv.

Shpresoni të arrini lartësi të ngjashme në jetën tuaj? Ja se si të shihni nëse jeni, në të vërtetë, duke kufizuar veten dhe çfarë mund të bëni për të dalë prej kësaj, dhe për të shkuar shumë më larg:

1. Mendësia juaj është më shumë negative se pozitive

Po, është e vërtetë: kur i ktheni “nuk mundem” në “mundem”, ëndrrat tuaja do të kthehen në plane. Kushtojini vëmendje asaj që ju personalisht besoni se është e pamundur dhe pyesni veten nëse ka edhe një mënyrë për të arritur atë që besoni se është e pamendueshme. Kjo filozofi e lashtë e jetës është mënyra se si, titanë biznesi të suksesshëm dhe individë me influencë kanë lënë shenjat e tyre në shumë industri, madje edhe vetë historinë.

2. Ju krijoni pengesa për veten tuaj

Ndonjëherë pengesat që ne besojmë se do të përballemim, janë thjesht të imagjinuara. Nëse po aplikoni për një pozicion të ri, është koha të ndryshoni proceset tuaja të mendimit, nëse jeni të brengosur. “Ky punëdhënës nuk do të më japë kurrë një shans dhe të punësojë mua, sepse unë nuk kam përvojë të mjaftueshme”. Ju kurrë nuk mund të dini se çfarë janë duke kërkuar ekipet e punësimit në aplikantët e tyre. Nëse krijoni një pengesë për veten tuaj për shkak të meraqeve tuaja, përballeni me rrezikun që kurrë të mos aplikoni, të përpiqeni ose të arrini.

3. Ju pëlqen rehatia

Ne përjetojmë rritje kur hidhemi në veprim dhe lejojmë veten të marrim rreziqe dhe t’i bëjmë gjërat të parehatshme. Sapo të ndjeheni rehat me atë që jeni dhe ku jeni, bëni kujdes! Pranimi i situatës suaj të tanishme, sepse mendoni se nuk keni aftësinë ose fuqinë të përpiqeni për më mirë, është një shenjë paralajmëruese e kufizimit të vetes.

Ndrysho qëndrimin tënd. Krijo një vizion. Bëj hapa për të ndryshuar situatën ku je. Ne mund të mos jemi të gjithë mjeshtra të arteve marciale, por ne mund të zgjedhim që të kemi frymën e Bruce Lee tek të gjithë ne, nëse zgjedhim të jetojmë një jetë pa kufij.

Komentet
Loading...
Top