Loading...

Bugatti Chiron i ri me zhurmë agresive spiunohet në Monako – VIDEO

20160414143046125646.jpg

Bugatti Chiron është vetura e re nga prodhuesi francez i cili dëshiron të bëhet vetura më e shpejtë në botë.

Lansimi zyrtar i Chiron do të bëhet në shtator, por tashmë kanë filluar testimet e këtij modeli.
Në këtë video shihet një Chiron i para-prodhuar duke iu dorëzuar pronarit të ri, në një kamion të mbushur me super vetura, që vlejnë miliona dollarë.

Zhurma e Chiron është e mahnitshme. Kjo veturë që shihet në video është e gjitha ngjyrë të zezë.

Bugatti ka një motor quad-turbo W-16, ndërsa supozohet që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.4 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 450 kilometra në orë.

Vetura është incizuar në Monako, ndërsa nuk dihet se pse ajo gjendet atje.

© KOHA

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media