Loading...

Bullgaria ka miratuar aderimin e Maqedonisë në NATO

zaev-i-borisov-480x270.jpg

Qeveria e Bullgarisë ka miratuar propozim Protokollin e Marrëveshjes Veriatlantike për aderim të Maqedonisë në NATO.

Me të njëjtin vendim, Këshilli i ministrave ka autorizuar administratorin e përkohshëm të Delegacionit të përhershëm në NATO të nënshkruajë protokollin për aderim, informojnë mediat bullgare.

Pasi ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s do të nënshkruajnë protokollin, do të vijojë miratim i dokumentit në parlamentet nacionale të shteteve. Pritet që Greqia të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë.

Procesi i ratifikimit të protokollit do të jetë i shpejtë. Maqedonia do të mund të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin që do të mbahet në qershor.

Komentet
Top