BUXHETI 2018, ndëshkimi i radhës për teatrot shqiptar në Maqedoni

11111Buxheti-KULTURA-2018-REDAKTUAR.-750x430.jpg

Programi vjetor për mbështetjen e projekteve në kulturë është cilësuar nga ministri Robert Allagjozovski si një mbështetje e fuqishme për kulturën dhe që mundëson ndërtimin e një shoqërie, decentralizimin e kulturës dhe akses të barabartë për të gjithë, shkruan gazeta KOHA. Por shumat me të cilat Ministria e Kulturës do të mbështesë Programin vjetor të institucioneve të kulturës, manifestimeve kulturore, projekteve alternative e të tjera – në sferën e aktivitetit dramatik ka shkaktuar reagime negative brenda komunitetit artistik. Buxhetet e reduktuara nga 40 deri në 70 për qind krahasuar me vite të kaluara, por edhe disa herë më të vogla nga ato të planifikuara, nuk kanë sjellë asnjë ndryshim pozitiv në mbështetjen e veprimtarisë artistike dhe promovimin jashtë vendit.
Përveç kushteve në të cilat prej disa vitesh funksionon Teatri Shqiptar në Shkup, Teatri i Tetovës, Sektori i Dramës në Kumanovë, e të tjera, vendimi për financimin e programit të tyre vjetor me shuma të vogla ka konsoliduar kontinuitetin e vendimeve të mëparshme të financimit minimal të teatrove shqiptare. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me festivalet teatrore. Me përjashtim të Festivalit të Teatrove të Teatrit të Tetovës, që ka një buxhet prej dy milionë denarë, festivalet e tjera si ai i Dibrës, “Skupi Fest”, kanë përfituar minimumet e mundshme të financimit. Teatri Shqiptar i Shkupit këtë vit ka përfituar vetëm 5 milionë denarë, nga 9 milionë të parashikuara për realizmin e tre shfaqjeve. Drejtori Adem Karaga kërkon nga Ministria e Kulturës që të rishikojë vendimin dhe buxhetin që është i njëjtë me atë të viteve të kaluara, pasi këtë vit duhet të investohet më shumë në produksionin e vet.

ADEM KARAGA
Rezultatet e konkursit për bashkëpunim ndërkombëtar janë shumë konfuze. Për shembull, për udhëtim në Turqi – një teatri i janë ndarë mbi 1 milion denarë, një tjetri 800 mijë denarë, ndërsa neve 500 mijë denarë… Me buxhetin e vitit 2018 për këto festivale nuk e di sa do të mund t’ia dalim apo në sa prej tyre do të mund të prezantohemi

“Për shkak të funksionimit tonë ‘nomad’ në katër vitet e kaluara, në të cilat edhe ansambli edhe publiku i Teatrit Shqiptar pësoi dëme, si imeprativ të Programit të vitit 2018 parapamë dhe kërkuam, pos projektit të hapjes, kushte për rimëkëmbje të dinjitetit të institucionit tonë, duke filluar nga produksioni i pasur me autorë të verifikuar për vlera të larta artistike, në të cilin do të përfshihen sa më shumë aktorë nga ansambli ynë, të shoqëruara edhe me një fushatë agresive mediatike për rikthimin e publikut në Teatrin tonë, si dhe kushte të tjera të munguara prej kohësh”, thotë për KOHA, drejtori Adem Karaga.

Ndërsa mbështetja që i jepet për prezantimet jashtë vendit është shumë e vogël, duke mos marrë parasysh çmimet që fitoi ky institucion gjatë vitit të kaluar në festivalet jashtë Maqedonisë, duke vënë kështu në pikëpyetje prezantimin gjatë këtij viti.

MUZBAJDIN QAMILI
Ky vendim është skandaloz dhe reduktim drastik i buxhetit të këtij festivali që përfaqëson brendin e vetëm mbarëshqiptar të festivaleve ndërkombëtare, duke bërë që ky vendim të jetë politik dhe jokulturor, i inateve të vogla dhe meskine. Besojmë se ky vendimi është i tillë, pasi shkurtimi 200 për qind i buxhetit ka qenë arbitrar dhe nuk është arsyetuar prej tyre

“Rezultatet e konkursit për bashkëpunim ndërkombëtar janë shumë konfuze. Për shembull, për udhëtim në Turqi – një teatri i janë ndarë mbi 1 milion denarë, një tjetri 800 mijë denarë, ndërsa neve 500 mijë denarë… Me buxhetin e vitit 2018 për këto festivale nuk e di sa do të mund t’ia dalim apo në sa prej tyre do të mund të prezantohemi”, shton Karaga. Dy prej festivaleve më tardicionalë të teatrit, Festival i Dibrës dhe “Skupi Fest” po ashtu kanë marrë mbështetje minimale. Nëse për shkak të një gabimi teknik, siç sqarojnë në Ministrinë e Kulturës, Festivali Teatror i Dibrës nuk figuronte në listë, “Skupi Fest” ka marrë vetëm një milion denarë ose tre milionë më pak sesa festivali tjetër i ngjashëm me të – THR.

“Ky vendim është skandaloz dhe reduktim drastik i buxhetit të këtij festivali që përfaqëson brendin e vetëm mbarëshqiptar të festivaleve ndërkombëtare, duke bërë që ky vendim të jetë politik dhe jokulturor, i inateve të vogla dhe meskine. Besojmë se ky vendimi është i tillë, pasi shkurtimi 200 për qind i buxhetit ka qenë arbitrar dhe nuk është arsyetuar prej tyre”, thotë drejtori i “Skupi Fest”, Muzbajdin Qamili. Edhe Festival i Teatrit të Dibrës nuk do të marrë më shumë se 400 mijë denarë. Në Ministrinë e Kulturës, në Komisionin për veprimtarinë dramatike pohojnë se ka shumë padrejtësi dhe të meta në financimin e projekteve shqiptare. Anëtari Hamdi Rashidi edhe pse thotë se nga 80 milionë denarë – rreth 23 për qind (rreth 18 milionë denarë) janë për projektet shqiptare, por kjo shumë mbetet e pamjaftueshme për disa institucione, projekte, e të tjera.

ADEM KARAGA
Rezultatet e konkursit për bashkëpunim ndërkombëtar janë shumë konfuze. Për shembull, për udhëtim në Turqi – një teatri i janë ndarë mbi 1 milion denarë, një tjetri 800 mijë denarë, ndërsa neve 500 mijë denarë… Me buxhetin e vitit 2018 për këto festivale nuk e di sa do të mund t’ia dalim apo në sa prej tyre do të mund të prezantohemi

“Kemi pasur mbi 37 projekte prej të cilave janë miratuar 20. Pjesa më e madhe janë mbështetur me shuma të vogla, por kjo është situata. Vetë buxheti për veprimtarinë dramatike ka qenë më i vogël për tre milionë denarë nga njëra anë, por ka edhe shumë padrejtësi, nga ana tjetër. Unë jam i vetëdijshëm se për Teatrin Shqiptar 5 milionë janë pak, apo se për ‘Skupi Festin’ është bërë padrejtësi, por vendimet finale i sjell ministri dhe jo Komisioni”, thotë Rashidi.
Projektet e tjera alternative, si festivalet në Kërçovë, Gostivar, Kumanovë, Dibër, Strugë edhe këtë vit do të mbështeten me shuma të vogla nga 200 e deri në 400 mijë denarë. (koha.mk)

Komentet
Loading...
Top