Çair: 26 vjeçari e ka mbajtur me dhunë vajzën 16 vjeçare

rsz_shkupi2014.jpg

Në stacionin policor në Çair, dje rreth orës 3 e 30 minuta, Xh.R. 53 vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se një ditë më parë, rreth orës 23 e 50 minuta, ka pranuar thirrje telefonike nga një mik i cili i ka thënë që e ka vërejtur vajzën e tij 16 vjeçare, se si dukshëm e shqetësuar ka lëvizur në një rrugë në lagjen Shuto Orizare.

Xh.R. është nisur në lokacionin e përmendur dhe e ka gjetur vajzën e tij, e cila i ka thënë se me dhunë është mbajtur nga një burrë 26 vjeçar në shtëpinë e tij, transmeton Gazeta Lajm.
Siç i ka treguar vajza, 26 vjeçari dhjetë ditë me radhë (që nga data 18.05.2018) nuk e ka lejuar të largohet nga shtëpia e tij, me ç’rast e ka maltretuar edhe fizikisht. Policia po punon në ndriçimin e plotë të rastit.

Komentet
Loading...
Top