Loading...

Casemiro del në mbrojtje të Bale

bale_4883.jpg

Mesfushori i Real Madrid, Casemiro e ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij Gareth Bale, pasi uellsiani është fishkëllyer nga fansat e ‘Los Blancos’, për herë të dytë me radhë.

28 vjeçari, është fishkëllyer në ndeshjen ndaj Levante në La Liga, si dhe në ndeshjen ndaj APOEL, në Ligën e Kampionëve, të mërkurën, shkruan KosovaPress.

“Ai ishte një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresoj se do të vazhdojë të mbetet i tillë. Ne duhet t’i mbrojmë lojtarët tonë”, ka thënë Casemiro.

Bale ka shënuar një gol, në gjashtë ndeshje për Real Madrid, këtë sezonë.

Komentet
Top