Loading...

Casillas fiton çmimin për veteran, mposht Ronaldon dhe Messin

auto_gf1510132830.jpg

Iker Casillas ka fituar çmimin “Golden Foot 2017”, që i jepet futbollistëve mbi 29 vjeç që kanë pasur një karrierë të suksesshme.

Portieri i Portos dhe ish-kapiten i Spanjës dhe Real Madridit, la pas 9 kandidatë të tjerë për këtë çmim: Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Manuel Neuer, Lionel Messi, Arjen Robben, Thiago Silva, Luis Suarez, Yaya Toure dhe Andrea Pirlo.

Çmimi u dorëzua në Monako.

Casillas është lojtari i dytë spanjoll që e fiton këtë çmim. I pari ishte Andres Iniesta, që e fitoi në vitin 2014.

Italia, me katër fitues, është vendi me më shumë “Golden Foot”: Roberto Baggio (2003), Alessandro Del Piero (2007), Francesco Totti (2010) dhe Gianluigi Buffon (2016).

E ndjek Brazili me tre: Ronaldo (2006), Roberto Carlos (2008) dhe Ronaldinho (2009).

Një trofe ka Ukraina (Shevchenko, 2005), Uellsi (Giggs, 2011), Suedia (Ibrahimovic, 2012), Bregu i Fildishtë (Drogba, 2013) dhe Kameruni (Etoo, 2015).

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media