Loading...

Çetnikët sërb duan të vijnë në Kumanovë të luftojnë kundër shqiptarëve

CEmRq57WgAASBqJ.jpg

“Shqipëria e Madhe po troket në derë”, thotë titulli i faqes së parë të “Blicit të të Dielës” në Serbi. Tema të ngjashme kanë edhe gazetat e tjera.
Papritmas ngjarja ka zhvendosur nga kreu i lajmeve pjesëmarrjen serbe në Paradën e Moskës.
Serbët kanë reaguar me një gërshetim ngazëllimi dhe alarmi për ngjarjet në Maqedoni. Ngazëllimi nga shpresa se kjo ngjarje do të nxijë imazhin e shqiptarëve në sytë e Perëndimit si “terroristë”. Por alarmi se Serbia vetë është fare e pabalancuar në politikën e saj të jashtme.
Qindra shqiptarë hynë sot në Luginën e Preshevës duke ikur nga frika e një lufte të re në Kumanovë dhe tani Serbia po thotë se ka frikë se me tam und të hyjnë edhe “terroristë” dhe e ka mbyllur kufirin.
Serbët kanë mbetur mes Rusisë dhe Perëndimit, pa një politikë të qartë as me fqinjët e tyre. Maqedonia e ka njohur Kosovën duke i bërë një sfidë të rëndë Serbisë. Nga ana tjetër, të dy vendet bashkëpunojnë në fushën e sigurisë për shkak të situatës gjithnjë të pastabilizuar në Luginën e Kosovës dhe Maqedoninë Veriperëndimore.
Kumanova është edhe një nga qytetet me shumë serbë etnikë. Disa burime serbe e çojnë në 37,00 vetë numrin e serbëve të Kumanovës.
Pak orë më parë një grup çetnikësh që ka luftuar në Krime e Ukrainë ka deklaruar se do të shkojë në Kumanovë për të luftuar kundër shqiptarëve.

CEmRrqhWIAAilzD

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media