Loading...

Çfarë do të shkatërrojë njerëzimin sipas Stiven Hoking

stiven-hoking-nuk-do-te-na-shkaterrojne-makinat-por-pangopshmeria-e-njeriut-m.jpg

Fizikanti i njohur Stiven Hoking shpesh ka paralajmëruar për fatin e njerëzimit dhe rrezikun që e sjell inteligjenca artificiale. Këtë javë, ai u përgjigjej pyetjeve në rrjetin social “Reddit”, ndërsa komentet më interesante lidheshin me robotizimin.

Nga viti në vit vlerësohet se sa punëtorë do të mbeten pa punë me zhvillimin e teknologjisë së informatikës dhe robotizimit, por Hoking mendon që robotët vetë nuk janë problemi.

– “Pangopshmëria, nga ajo duhet të kemi frikë” – përgjigjet shkencëtari mbi këtë temë dhe parashikon që pabarazia ekonomike vetëm do të rritet.

– “Përderisa disa profesione bëhen të automatizuara, kështu pabarazia do të bëhet më e theksuar sepse pronarët e pasur të makinave nuk duan ta ndajnë profitin e tyre” – thotë Hoking.

Ai shton që edhe në rast se makinat prodhojnë çdo gjë që na nevojitet, bota do të varet nga ajo se si do të shpërndahen këto prodhime. Secili do të mund të shijojë luksin nëse shpërndarja është e drejtë, por shumë njerëz do të përfundonin në varfëri të madhe, sipas Hoking.

– “Duke marrë parasysh tendencat, duket që do të shkojmë në drejtimin e dytë, që teknologjia vetëm do ta zmadhojë dallimin ekonomik” – thotë Hoking.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media