Çfarë duhet të dini për kancerin?!

kanceri.jpg

Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për një përqindje të lartë të vdekjeve që ndodhin në botë.

Çdo vit, me miliona raste të reja diagnostikohen me kancer, që do të thotë se kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare.

Çfarë është kanceri dhe si zhvillohet ai?

Kanceri është një emër i përgjithshëm i një grupi prej më shumë se 100 sëmundjesh. Megjithëse ka shumë lloje kanceri ,të gjitha fillojnë si rezultat i rritjes anormale dhe të pakontrrolluar të një qelize të vetme.

Organizmi ynë është i përbërë nga një numër prej triliona qelizash të gjalla. Qelizat normale të organizmit të njeriut rriten, ndahen dhe vdesin sipas një rregulli të programuar. Sëmundja e kancerit është rezultati i ndarjes së pakontrrolluara të qelizave që nuk vdesin. Qelizat normale të organizmit të njeriut ndjekin një rrugë të programuar rritjeje, ndarjeje dhe vdekjeje. Vdekja e programuar e qelizës është quajtur apoptozë dhe prishja e ketij proçesi çon në formimin e kancerit. Ndryshe nga qelizat nomale, tek qelizat e kancerit nuk ndodh vdekja e programuar, në vend të saj qelizat vazhdojnë të rriten e të shumohen. E gjitha kjo situatë çon në formimin e një mase qelizash anormale që rriten jasht çdo kontrrolli. Qelizat e kancerit gjithashtu mund të pushtojnë, të rriten në kurriz të indeve të tjera, gjë të cilën qelizat normale nuk mund të bëjnë.

Një qelizë normale shëndrrohet në një qelizë kanceroze për shkak të dëmtimit të DNA-se saj. DNA ndodhet në çdo qelizë dhe drejton të gjitha veprimet e qelizës. Në një qelizë nomale, kur DNA-ja dëmtohet, qeliza e rregullon këtë dëmtim ose në të kundërt vdes. Në qelizat e kancerit ndodh dëmtimi i DNA-s, por qeliza nuk vdes ashtu siç duhet të ndodhte, por përkundrazi vazhdon të ndahet në qeliza të reja për të cilat trupi nuk ka nevojë. Këto qeliza të reja e kanë të gjitha difektin e DNA-së, si rrjedhojë edhe ato do të sillen në të njëjtën mënyrë si qeliza e parë.

Cilët janë faktorët që mund të shkaktojnë kancer?

Në një numër të vogël rastesh kjo DNA anormale mund të trashëgohet tek njerëzit, por në shumicën e rasteve dëmtimi i DNA-së së qelizës ndodh gjatë proçesit të ndarjes së saj ose si rezultat i mjedisit. Ndonjeherë, ky dëmtim mund të lidhet me një shkaktar direkt si përshembull me tymim e cigares ose me rrezet e diellit, por në shumicën e rasteve shkaktari i kancerit tek pacienti nuk mund të zbulohet, shneta.net.

Si shpërndahet kanceri në organizëm?

Qelizat e kancerit, shpesh mund të shkojnë në pjesë të tjera të organizmit, ku vazhdojnë të shumohen duke formuar masa tumorale në to. Rrugët me të cilat këto qeliza shkojnë në këto pjesë të trupit janë me anë të gjakut ose me anë të rrugëve limfatike. Me kalimin e kohës, qelizat kanceroze në keto pjesë të organizmit, zëvendësojnë qelizat normale duke formuar përhapjen e kancerit ose të ashtuquajturat metastaza.

Cilat janë simptomat e kancerit?

Simptomat e kancerit janë të ndryshme dhe varen nga vendi ku është i lokalizuar kanceri, vendi ku ai ka metastazuar, si dhe stadi i sëmundjes. Kështu disa lloje të kancerit mund ti ndjejmë ose shohim nën lëkurë – një masë, që preket në gji ose testikuj mund të jetë një indikator për kancer në këto regjione .
Kanceri i lëkurës dhe melanoma: ndryshimet që shihen në lëkurë ose nishan.
Disa sëmundje malinje, që prekin trurin mund të japin simptoma në faza të hershme të sëmundjes në varësi të zonave të trurit ku ato zhvillohen.

Tumoret malinje të pankreasit janë zakonisht të vegjël në dimisione për të shkaktuar simptoma, deri kur shkaktojnë dhimbje nga komprimimi i nervave pranë tyre ose të japin çrregullim të funksionit të mëlçisë dhe rritje të bilirubinës, çka manifestohet me zverdhjen e lëkurës dhe të bardhemës së syve.
Kancer të sistemit tretës si psh: kanceri i stomakut dhe kanceri kolorektal mund të manifestohen me dhimbje epigastrike, të vjella, çrregullime të jashtqitjes (konstipacion ose diarre) ose prezenca e gjakut në jashtëqitje.

Në faza të vonshme të sëmundjes duke qënë se këto qeliza përdorin energjinë e organizmit për tu shumuar mund të vihet re, humbje e theksuar në peshë, anoreksi, lodhje trupore, anemi etj, të cilat njihen dhe si shenja sistemike (të përgjithsme).

Çfarë mundësish ekzistojnë sot për diagnostikimin e kancerit?

Sot në të gjithë botën vëmendja është përqëndruar në drejtim të diagnostikimit të hershëm të kancerit ku edhe mundësitë e suksesit të trajtimit dhe mbijetesa janë më të larta. Kështu mjeku mbas një vizite të hollsishme të pacientit në varësi të simptomave të tij mund të kërkojë investigime të tjera imazherike dhe laboratorike. Kështu, mund të përdoren ekzaminimet imazherike si : grafi (x-rays), Eko, CT-scan, MRI(resonance), PET-ct, për të përcaktuar ku ndodhet tumori dhe çfarë organesh janë prekur prej tij. Me ekzaminime si endoskopia, e cila është një proçedurë që realizohet me anë të një tubi të hollë me një kamer në fund të tij, mund të shohim organet si stomakun, kolonin, rektumin nga brenda .

Gjithsesi diagnozën përfundimtare të kancerit dhe ekzaktësisht të llojit të kancerit e vendos biopsia. Kjo proçedurë konsiston në marrjen e disa qelizave nga organi ose indi që dyshohet të jetë i prekur nga kanceri dhe ekzaminimin e tyre në mikroskop.

Pasi vendoset diagnoza e kancerit mblidhet një ekip mjekësh zakonisht i përbërë nga radiologu, kirurgu, radioterapeuti dhe onkologu për të bërë planin e trajtimit të pacientit, i cili varet në rradhë të parë nga stadi i sëmundjes. Çdo kancer i diagnostikuar në stade të hershme mund të ketë shërimi. Bërja e një jete aktive, ushqyerja e rregullt, mos abuzimi me duhanin dhe alkoolin, mosneglizhimi i ankesave dhe kontrrollet periodike tek mjeku janë e vetmja mënyrë për tu kujdesur ndaj kësaj sëmundje./shneta

Komentet

Leave a Reply

Top